Një grua mbeti e vdekur dhe tre persona u lënduan dje në Belgjikë pasi një pemë e Krishtlindjes e lartë 20 metra ra mbi ta.
Agjencia e lajmeve, Belga raporton se aksidenti ka ndodhur për shkak të një ere të fortë.
Ndërkaq, autoritetet policore është nëse pema e Krishtlindjes ka rënë për shkak të sigurisë së dobët.
Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet pema e Vitit të Ri duke u lëkundur para se të bjerë.
Raportohet se rreth njëzet persona kanë ardhur për të ngritur pemën dhe kanë liruar dy persona, ndërsa i treti është shpëtuar më pas nga ekipet e shpëtimit. Pak më vonë, njëri nga tre viktimat ka ndërruar jetë në spital.