Mohamed Salah, lojtar i Liverpool, në ditën e Krishtlindjeve kërkoi të uronte besimtarët e krishterë pavarësisht se ai i përket fesë islame.
Salah postoi në Instagramin e tij bredhin që vendoset për festat e fundvitit shoqëruar me mesazhin se për Krishtlindje është momenti kur familja bëhet bashkë dhe feston. Por, kaq mjaftoi që ndjekësit e tij myslimanë ta “kryqëzonin” me komente ofenduese.
Të shumtë ishin ata që i komentuan egjiptianit se ai kishte bërë diçka të turpshme dhe zhgënjyese ndërsa kishte edhe nga ata të cilët theksonin se tashmë Salah nuk do të ishte më modeli i tyre.
Kujtojmë se e njëjta histori ishte edhe në vitin e kaluar kur Salah postoi një foto të bredhit së bashku me familjen e tij.