Në vitin 2023 Maqedonia e Veriut shënoi 30 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me mbi njëzet vende

Gjatë vitit 2023 Republika e Maqedonisë së Veriut shënoi Jubile të rëndësishëm në planin e politikës së jashtme, respektivisht mbushi 30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me mbi 20 vende nga rajone të ndryshme të botës. Për këtë arsye, ambasadat e Maqedonisë së Veriut organizuan ngjarje solemne.

Marketing

30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Më 7 dhjetor Ambasada në Tiranë organizoi pritje solemne me koncert nga pianistja e njohur, Ema Popivoda, e cila performoi projektin unik muzikor “Makedonski nokturi”. Në prani të përfaqësuesve të korit diplomatik, pakicës nacionale maqedonase, komunitetit të biznesit dhe figurave të njohura të jetës publike, fjalë rasti pati Ambasadori, Danço Markovski, i cili mes tjerash theksoi se gjatë këtyre tri dekadave Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria si vende fqinje i kanë hapur kufijtë për lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave, iu qasën historisë pa paragjykime duke i lënë hapësirë epokës së re të zhvillimit demokratik dhe si partnerë ekonomikë krijuan kushte për vlera të reja në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar. “Ndërsa sfidave bashkëkohore iu përgjigjëm me aleancë të sinqertë në kuadër të NATO-s dhe proceseve eurointegruese. Fakt i pakontestueshëm është se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë aktorë që sot gjenerojnë stabilitet në rajon”-konkludoi Markovski.

30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Më 8 dhjetor 2023 Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bullgari organizoi ngjarje- hapjen e Këndit Letrar të Maqedonisë së Veriut, në Bibliotekën Nacionale “Shën. Kirili dhe Metodi” në Sofje. Biblioteka Nacionale dhe Universitare “Shën Klimenti i Ohrit” nga Shkupi i dhuroi libra dhe objekte artistike nga fondi i saj Bibliotekës Nacionale “Shën. Kirili dhe Metodi” në Sofje, një pjesë e të cilave janë të ekspozuara në Këndin Letrar të Maqedonisë së Veriut. Në ngjarje morën pjesë përfaqësues nga trupi diplomatik, institucionet shtetërore, sektori i biznesit, nga jeta shoqërore, politike dhe kulturore. Në fjalimin para të pranishmëve Ambasadorja, Agneza Rusi Popovska, iu referua rëndësisë së thellimit të shkëmbimit kulturor, bashkëpunimit arsimor dhe shkencor. Ajo theksoi se hapja e këndit letrar krijon mundësi për lidhje mes të rinjve, mes mendjeve krijuese dhe të ndritura nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, për krijimin e portaleve të reja përmes të cilave brezat e tanishëm dhe të ardhshëm do të takohen, do të shkëmbejnë ide dhe mendime, do të mësojnë nga njëri-tjetri dhe do ta ndërtojnë njëri-tjetrin.

30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Danimarkës

Ambasada jonë, më 23 nëntor, në Kopenhagë organizoi mëngjes pune me ambasadorët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së, përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Danimarkës dhe Sekretarit të Përgjithshëm të AP të OSBE-së, Roberto Montella. Përmes fjaIimit të tij, Ambasadori, Faton Bejta shprehu mirënjohjen e tij për Danimarkën si mike e sinqertë dhe përkrahëse e madhe e integrimit tonë në BE dhe në këtë drejtim theksoi marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes dy vendeve, si dhe faktin që Danimarka ishte ndër të parat që ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.

30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Italisë

Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 4 dhjetor 2023, organizoi pritje me rastin e shënimit të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Italisë. Në pritjen e cila u mbajt në Ripeta Palace, morën pjesë mbi 100 të ftuar, mes të cilëve 20 Ambasadorë, Kryetarja e Komisionit për Bashkëpunim me Evropën Juglindore në Dhomën e Përfaqësuesve të Italisë E. Pavanelli, përfaqësues të MPJ-së së Italisë, përfaqësues të përfaqësive të huaja diplomatike dhe konsullore dhe diasporës së Maqedonisë së Veriut në Itali. Gjatë pritjes u promovua edhe monografia e Ambasadorit, Vesel Memedi me titull “Ambasadorët e vërtetë”, në të cilën theksohen personat më me ndikim nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Italisë në fusha të ndryshme të veprimtarisë.

30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Norvegjisë

Me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Norvegjisë, Ambasada organizoi “Javën e Miqësisë” në kuadër të së cilës u mbajtën tri ngjarje, përkatësisht:

1. Takim me mjekët, mërgimtarët tanë, profesionistë të lartë në fushën e tyre, me të cilët u diskutua në temën “Sfidat dhe mundësitë në sistemin shëndetësor”, më 5 dhjetor, në Klinikën Universitare “Uleval Sukehus”.

2. Takim me studentë – panel debat në temën “Ndikimi i sfidave aktuale globale në diplomacinë bilaterale”, më 8 dhjetor, në Universitetin “OsloMet”;

3. Shfaqja e filmit me regji të Izer Aliut, mërgimtarit tonë “To Guard a Mountain”, më 9 dhjetor, në “The Norwegian Film School” në Oslo.

30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut

30 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar u shënua me dy ngjarje kulturore në Londër. Ngjarja qendrore ishte koncerti me piano i Dino Imerit, pianist nga Maqedonia e Veriut dhe të ftuarit të tij special, Vedran Janjanin, në Kolegjin prestigjioz, Royal College of Music. Në ngjarjen qendrore fjalime mbajtën Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska – Stojçevska dhe Lord Peach, Përfaqësuesi Special i Kryeministrit Britanik për Ballkanin Perëndimor, përmes të cilëve u konfirmua miqësia shumëvjeçare bilaterale, teksa kultura paraqet një nga themelet e fuqishme të marrëdhënieve tona. Pasoi ekspozitë e artistes maqedonase Zhani Gelevska me 17 punime dhe pritje në Ambasadën në Londër.

30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë

Ambasada jonë në Poloni shënoi jubileun e 30 viteve të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Polonisë me një ekspozitë nga Shoqata e Piktorëve të Maqedonisë, si dhe me poezi (në maqedonisht dhe polonisht) nga Shoqata e Shkrimtarëve të Maqedonisë, në Qendrën e Kulturës Vilanov, Varshavë. Të pranishëm në ngjarje ishin përfaqësues të institucioneve të Polonisë, ambasadorë dhe përfaqësues të korit diplomatik, qytetarë tanë që jetojnë dhe punojnë në Poloni dhe miq të tjerë të Ambasadës.

30 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Holandës

Me rastin e shënimit të dekadës së tretë të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Holandës, më 14 maj, në Utreht, u mbajt koncert i muzikantëve maqedonas të njohur ndërkombëtarisht me titull “Fusion: past and present”. Në koncert performuan pianistja nga Maqedonia e Veriut, Ognenka Gerasimovska – Dimitrovska dhe Cvetanka Sozovska, e cila është me origjinë nga Maqedonia e Veriut dhe jeton e vepron në Holandë.

Vitin e kaluar, vendi shënoi gjithashtu 30 vjet të marrëdhënieve diplomatike me Angolën, Bjellorusinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Gjermaninë, Republikën Popullore Demokratike të Koresë, Indonezinë, Islandën, Malajzinë, Republikën Popullore të Kinës, Zelandën e Re, Pakistanin, Finlandën, Francën dhe Suedinë.

Marketing