Ish-presidenti i Komisionit Europian dhe njëkohësisht një figurë e shquar e së majtës franceze është ndarë nga jeta. Jacques Delors i mbylli sytë në moshën 98-vjeçare.
Lajmin e bën të ditur AFP e cila citon vajzën e tij, Martine Aubry.
Delors, një mbrojtës i zjarrtë i integrimit evropian të pasluftës, shërbeu si president i Komisionit Evropian, ekzekutivit të BE-së, për tre mandate – më gjatë se çdo mbajtës tjetër i kësaj detyre, nga janari 1985 deri në fund të 1994.
98-vjeçari pati një karrierë të profilit të lartë politik në Francë ku shërbeu si ministër i Financave nën presidentin Francois Mitterrand nga viti 1981 deri në 1984.
Megjithatë, ai nuk pranoi të kandidonte për president në vitin 1995, pavarësisht se ishte në avantazh dërrmues në votime, një vendim që ai më vonë e cilësoi si “një dëshirë shumë e madhe për pavarësi.”