Ministri i jashtëm Italian: BE duhet të formojë ushtrinë e përbashkët!

Ministri i Jashtëm Italian Antonio Tajani referuar konflikteve të vendeve të ndryshme, luftëra që kanë sjellë shkatërrimet të mëdha, është shprehur se Bashkimi Europian duhet të formojë ushtrinë e tij të përbashkët në mënyrë që të ruajë një rol paqëruajtës dhe të parandalojë konfliktet.

Marketing

Në një intervistë për mediat italiane, ai ka thënë se një bashkëpunim më i ngushtë europian në fushën e mbrojtjes është prioritet.

“Nëse duam të jemi paqeruajtës në botë na duhet një ushtri evropiane. Ky është një parakusht thelbësor që të jemi në gjendje të kemi një politikë efektive të jashtme evropiane. Në një botë me lojtarë të fuqishëm sikurse Shtetet e Bashkuara, Kina, India, Rusia – me kriza nga Lindja e Mesme e deri në Indo-Paqësor – qytetarët italianë, francezë apo sllovenë mund të mbrohen vetëm nga diçka që veçse ekziston, domethënë Bashkimi Evropian”, shtoi ai.

Marketing