Më së ftohti sot në mëngjes ka qenë në Kodër të Diellit, ku është matur temperaturë prej -13 gradë Celsius, në Hanet e Mavrovës janë matur minus tetë, Krushevë minus shtatë, në Kriva Pallankë dhe Berovë minus gjashtë, ndërsa në Shkup minus dy gradë. Temperatura në minus ka edhe në Prilep, Tetovë, Manastir, Kumanovë, Vinicë, Ohër, Shtip, Kavadar dhe Veles. Mbi zero është vetëm në Gjevgjeli me një gradë, njoftoi DPHM.
Gjatë natës moti ishte kryesisht i vranët. Frynte erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende përgjatë Vardarit, erë e fuqishme nga drejtimi verior. Sot mëngjesi është vranët dhe i ftohtë, nëpër disa vende fryn erë e lehtë nga drejtimi verior.