Sot u bë hapja solemne e Poliklinikës në Saraj, e cila është në sipërfaqe prej 1.600 m2 dhe do të përfshijë shërbime shëndetësore si ambulantë ditore për mjekësi familjare, dermatovenerologji, stomatologji, pediatri, laboratori, dhomë rengeni dhe farmaci.
Poliklinika ishte premtim i yni dhe si pikë prioritare në programin tonë parazgjedhorë që nga viti 2017 dhe jemi të lumtur që ky projekt përfundoi me sukses dhe tash më do të jet në shërbim të banorëve të komunës së Sarajit.