Gir: Të zbardhet incidenti në M-NAV

Incidenti në M-NAV u gjykua ashpër edhe nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Shkup, Dejvid Gir, i cili apeloi për zbardhjen e plotë të rastit.

Marketing

“Është e qartë se ka obligime, kur të flasim për navigacionin e fluturimeve dhe përgjegjësitë ndaj Bashkimit Evropian. Këtu flasim se personat të cilët janë të angazhuar tek Navigacioni i fluturimeve duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të pavarur dhe problemi i dytë është se aty duhet që kuadrot, të cilat zgjidhen të jenë profesionistë dhe ta garantojnë sigurinë e avionëve.”, – theksoi ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir.

Marketing