Ka nisur greva e makinistëve nga Sindikata Gjermane e Lokomotivësve (GDL) në Deutsche Bahn.
Që nga mëngjesi i së mërkurës, klientëve të hekurudhave u është dashur të përballen me probleme të shumta në orarin e udhëtimeve.
Kushdo që ka blerë më parë një biletë për periudhën e grevës, mund ta shtyjë udhëtimin e tyre për një datë të mëvonshme. Arsyeja e grevës ka të bëjë me reduktimin e orëve javore të punës për punëtorët.
GDL kërkon ta ulë këtë nga 38 në 35 orë duke e mbajtur pagën të njëjtë. Greva do të zgjasë deri të hënën e ardhshme.