Sela për të shtunën thërret Kuvendin e ASh-së

Kryetari i Kuvendit të ASH-së, Ziadin Sela njoftoi se Kuvendin e Partisë, kryetar i së cilës është vet ai do ta thërras të shtunën e ardhshme dhe sipas tij pikë e rendit të ditës do të jetë, përgjegjësia e kryetarit të ASh-së, Arben Taravari, shkruan Alsat.

Marketing

“Komunikimi i fundit i imi ka qenë dje me mesazhe, i kam thënë që të thirr mbledhje të kryesisë së partisë, që të marrim vendim që të shtunën të shkojmë në kuvend të partisë. Sot një javë, të shtunën do të thirret, do e thërras publikisht Kuvendin e ASH-së dhe pika e rendit të ditës do të jetë përgjegjësia e kryetarit të partisë. ASH-ja ka qenë barriera kryesore për të ndal elementet fondamentale. E ky është momenti më kritik të cilin ASH-ja do ta parandaloj përsëri”, tha Sela.