Armë të prodhura me printer 3D, zbulohet në Francë rrjeti kriminal (VIDEO)

Xhandarmëria franceze ka çmontuar një rrjet kriminal ndërkombëtar të përfshirë në shitjen e armëve të prodhuara nëpërmjet printerave 3D, raporton gazeta Le Monde.

Marketing

Sipas prokurorit të Marsejës, Nicolas Bessone, siç citohet nga botimi, ky është rrjeti “i pari i këtij lloji” në Francë. Njëkohësisht ai ka shprehur shqetësim për ndryshimin e mënyrës sesi tregtohen armët.

Hetimi, i kryer gjatë një viti, u drejtua nga divizioni i krimit kibernetik i xhandarmërisë. Hetuesit depërtuan në grupet kriminale në Telegram, gjë që çoi në ekspozimin e rrjetit që vepronte nëpër rajone franceze si Provence-Alpes-Côte d’Azur, Île-de-France, Grand Est, Occitanie dhe Belgjikë.

Disa nga personat e arrestuar merreshin me prodhimin e armëve, ndërsa të tjerë vepronin si ndërmjetës me blerësit, të cilët gjithashtu u kapën. Për të shmangur kontrollin, komponentët e armëve të prodhuara u dërgoheshin klientëve individualisht.

Sipas kolonel Hervé Petri, kreu i divizionit të krimit kibernetik, armët e prodhuara në këtë mënyrë kanë cilësi shumë të lartë, duke qenë “95% afër modelit origjinal” dhe nuk mund të gjurmohen. Çmimi për armë të tilla mund të variojë nga 1000 deri në 1500 euro, “më lirë se kallashnikovi”, saktëson prokurori. https://twitter.com/i/status/1755186009904419089

Marketing