Skandali seksual në zyre, Safet Gjici rrëfehet për herë të parë: Ja kush e pagoi videon

Safet Gjici në gjykatë kërkoi të shpallet i pa fajshëm, ndërsa videon intime me Alma Kacin pretendoi se e ka paguar kundërshtari i tij politik Abedin Uruci.

Marketing

Gjici u përlot në gjykatë në momentin që kërkoi ndjesë për familjarët për atë që kishte ndodhur.

Sipas Gjicit konflikti mes tij dhe Abedin Urucit ka nisur për shkak të rrethimit të një prone që në të vërtetë ishte pjesë e bashkisë.

Gjici i tha gjykatës se është i pa fajshëm dhe kërkoi lirimin nga qelia.

Sipas Gjicit, Uruci ka paguar Alma Kacin për ta futur atë në kurth me qëllim që të humbiste postin e kryetërit të Bashkisë

“Kjo është kjo është një hakmarrje personale e Abedin Urucit sepse unë i pamundësova për të marrë ca prona të bashkiëë të zaptuara kur erdha në krye të bashkisë. Unë kam shkelur vetëm etikën. Nuk kam shkelur asnjë nen asnjë ligj. Kërkoj të shpallem i pafajshëm. Videon e ka paguar kundërshtari im politik Uruci”, tha Gjici.

Marketing