Azir Aliu: Ne jemi Aleanca, të tjerët janë BDI

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu para Kuvendit të thirrur nga Arben Taravari në Kumanovë theksoi se ky do të jetë Kuvendi i vërtetë i ASH-së, ndërsa ai i të shtunës i thirrur nga Ziadin Sela do të jetë vetëm një takim mes disa personave. Sipas tij, kuvendarët e ASH-së do të jenë të pranishëm në takimin e Kumanovës.

Marketing

“Nuk ka ka ndarje të Aleancës sepse ne jemi Aleanca. Të tjerët janë BDI-stët brenda Aleancës për Shqiptarët. Kështu që ata nëse do të jenë bashkë, nëse do të dalin vet, nëse do të krijojnë parti të re, është punë e tyre”, deklaroi Azir Aliu.