Se Bashkimi Demokratik për Integrim ka humbur çdo sens për realitet dhe vepron si një adoleshent i llastuar, flet më së miri edhe bojkotimi I festës së pavarësisë së Republikës së Kosovës, që u organizua mbrëmë nga ambasadori Florian Qehaja në Shkup.
Deri sa viteve të kaluara, sidomos kur në pushtet ishin pobratimat e tyre nga PDK dhe AAK, në pritjet e Ambasadës së Kosovës gjysmën e sallës e zinin funksionarët e BDI-së me gjithë kabinete e shoferë, mbrëmë askush nuk erdhi, as Ali Ahmeti, as kryeministri (deri dje i parë) Artan Grubi.
Mund ta merrni me mend edhe arsyen, urrejtja patologjike ndaj kryeministrit Albin Kurti, që haptazi përkrah opozitën shqiptare. Bojkoti I BDI-së është kthyerje e shpinës ndaj Kosovës, që ka bërë dhe po bën çdo ditë, gjithçka për shqiptarët e Maqedonisë.