Rita me stil të ri flokësh

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka ndërruar stilin dhe ngjyrën e flokëve.

Marketing

Në një postim në rrjetin social “Instagram”, ajo ka shkruar se “nganjëherë duhet të shkurtosh disa gjëra në jetë, të cilat nuk të duhen”.

Ndryshe, këngëtarja shqiptare që ka arritur të bëhet një emër i madh në skenën botërore të muzikës, ka festuar dje 12-vjetorin e lansimit të hitit të saj të parë “Hot Right Now”.

Kënga, e cila u realizua në bashkëpunim me DJ Fresh në vitin 2012, ka qenë pika e nisjes që e çoi Ritën në majat e sukseseve dhe lista të ndryshme muzikore, përfshirë vendin e parë në klasifikimet e Mbretërisë së Bashkuar.