Nga një foto në rrjetet sociale u njoftua se struktura të BDI-së Dega Saraj i bashkohen Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit.
Në mesin e figurave të cilat i bashkohen Izet Mexhitit janë një numër i madh të bartësve të aktivitetit politik të BDI-së në Degën e Sarajit.
Mes tyre janë:
Muhamed Rama, kryetar i nëndegës Radushë, ish-kryetar i këshillit të Komunës Saraj, këshiltar aktual;
Zuhejr Rexhepi, anëtar i degës Saraj, Sfillare e Epërme;
Naser Muharemi, ish kryetar i nëndegës Sfillare e Poshtme, themelues i BDI-së, ish luftar;
Afrim Tanallari, ish zëdhënës i Degës Saraj;
Selajdin Beluli, anëtar i nëndegës Saraj që nga themelimi i BDI-së;
Muhamed Elmazi, kryetar i nëndegës Saraj, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, këshilltar në Qytetin e Shkupit;
Arsim Rustemi, anëtar i degës, nëndega Arnaqi;
Ajrulla Mustafa, anëtar i degës, nëndega Semenisht.
Sipas informacioneve jo zyrtare, kësaj grupe të madhe pritet ti bashkohen edhe figura tjera.