Një shtetas i Maedonisë së Veriut (32) është vrarë në qytetin gjerman të Essenit. Ai vdiq pas një rrahje me dy shtetas të Eritreut.
Një dëshmitar i ngjarjes ka dhënë menjëherë ndihmën e parë dhe ka tentuar ta riktheje ne jetê të plagosurin pa ndjenja, por ai ka ndërruar jetë menjëherë më pas në spital si pasojë e plagëve të marra.
Pas obduksionit është konstatuar se maqedonasi ka ndërruar jetë si pasojë e goditjes me objekt të mprehtë, gjegjësisht nga goditjet me shishe.
Prokuroria po heton rastin. Nuk ka detaje se çfarë e shkaktoi debatin.