Se është teknik dhe pa kompetent, tregon vet. I pa punë, shëtitet dhe sorollatet nëpër vendbanime shqiptare kinse si “kryeministër”.
Talati fillimisht duhet të qortojë veten e tij, partinë e tij dhe gjithë ato funksionar që ka pasur BDI gjatë këtyre 22 viteve. Duhet t’i qortojë se pse për gjithë këto vite nuk ka siguruar hapësira të nevojshme për administratorët shqiptarë. Se pse partia e tij ka krijuar rémujë nëpër sektoret e MPB-së gjithandej vendit. Ku ishte Talati më herët të vinte të vizitonte sesi shkon procedura për nxjerrjen e dokumenteve personale, e jo të bëntw show politik duke qortuar administratorët. Talat, a linde sot që t’u kujtua e të vish ta vizitosh SPB? Talat, ju jeni turpi i botës që e keni sjellur në këtë gjendje administratën shtetërore. Në një hapësirë 20 m2, ju keni vendosur mbi 10 persona në zyrë, dhe tani kur administratorët u’a përplasin të vërtetën në fytyrën tuaj, ju në mungesë të argumenteve bërtisni dhe skuqeni. Fatkeqësisht nuk po skuqeni prej turpit dhe gënjeshtrave.
Talat, nuk je udhëheqës sektori të merresh kush është në punë e kush jo, por je kryeministër teknik, pra kryeministër që nuk guxon të bëj asnjë punë.
Skenat e tilla vijnë si mungesë e projekteve kapitale, pasi po dështoni gjithandej vini dhe qortoni administratorët.
Por rini rehat, me 8 Maj do ju qortojë populli!