Haradinaj: Jemi në rrezik me humb miqësinë me ShBA-në

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova po e rrezikon humbjen e gjërave që i ka arritur deri tash, sidomos miqësinë me SHBA-në.

Marketing

Sipas tij duhet ti jepet fund “qeverisë anti-shtet të Albin Kurtit”.

Haradinaj theksoi se sot Kryesia e Aleancës në Pejë ka nisur “ciklin e diskutimeve për veprimet konkrete të mobilizimit të saj dhe të shtrirjes e të forcimit të Bashkimit”, i cili sipas tij, “tashmë e ka krijuar bërthamën e vet me Nismën Social-Demokrate, Klubin e Intelektualëve E-30 dhe me Listën Konservatore”.

“Ky bashkim politik do të rritet dhe nuk do të ndalemi deri sa ta krijojmë masën kritike që i jep fund kësaj logjike antikombëtare qeverisëse dhe aspak nuk është e rastësishme, pse nga Peja”, shkroi Haradinaj.

Ish-kryeministri theksoi se “Kosova është përcaktuar në rrugën e vet euro-atlantike dhe partneriteti me aleatët, veçmas me Amerikën”.

Marketing