Bujar Spahiu rizgjidhet kryetar i Komunitetit Mysliman në Shqipëri

Bujar Spahiu është rizgjedhur kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Zgjedhjet u zhvilluan këtë të shtunë (2 mars) në ambientet e Medresesë së Tiranës, ku Spahiu mundi të marrë mbi 80 vota më shumë kandidati tjetër në garë.

Marketing

Procesi u shoqërua me akuza dhe polemika, pasi disa anëtarë të Komunitetit Mysliman protestuan para Medresesë, duke akuzuar për një proces të manipuluar votimi. Sipas tyre, kryetari ishte zgjedhur paraprakisht dhe se votimi që u zhvillua “ishte vetëm një farsë”.

“Të zbatohet statuti i Komunitetit Mysliman në mënyrë që organet drejtuese të Komunitetit Mysliman të zgjidhen nga besimtarët. Ata nuk e zbatojnë këtë dhe vendosin vetëm përmes manipulimit derisa formohet ai që quhet këshilli i përgjithshëm i cili zgjedh kryetari e Komunitetit Mysliman. Ne kemi denoncuar shkeljet sepse përsërite e njëjta situatë, nuk bëhen zgjedhje, futen kandidatë të manipuluar, nuk lejojnë kandidatë të tjerë. Kjo që bëhet sot është thjeshtë farsë. Kërkojmë gjithëpërfshirje. Ne kërkojmë të ndërgjegjësojmë qytetarët që të reagojnë”, u shpreh njëri prej tyre.

Marketing