Resurset materiale dhe kuadrovike në Prokurorinë Publike, tema të takimit Ageler- Kocevski

Gjendja në Prokurorinë Publike dhe sfidat me të cilat ballafaqohet institucioni, kryesisht në aspektin e resurseve materiale dhe kuadrovike, ishin temat e diskutimit në takimin e sotëm të prokurorit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut Lupço Kocevski me ambasadoren e SBA-së në vend Angela Ageler.

Marketing

Kocevski, siç bëri të ditur PPRMV-ja, ka shprehur falënderim për mbështetjen që SHBA-ja ia jep Prokurorisë, veçanërisht për themelimin dhe pajisjen e qendrave hetimore në Prokurorinë Themelore Publike Shkup dhe Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Ambasadorja Ageler theksoi se mbështetja e SHBA-së do të vazhdojë në të gjitha nivelet për të gjithë individët që punojnë me integritet dhe ata të cilët janë të përkushtuar që t’ua japin shërbimet më të mira qytetarëve, duke shtuar se që nga vendosja e partneritetit strategjik të SHBA-së me vendin tonë, mbështetja financiare amerikane për sistemin e përgjithshëm të sundimit të ligjit është rreth gjysmë miliardë dollarë.

Në kumtesë theksohet se ambasadorja Ageler ka realizuar takim edhe me të gjithë prokurorët në Prokurorinë Republikane, me ç’rast është informuar për aktivitetet e aktuale duke monitoruar parregullsitë e mundshme lidhur me procesin e ardhshëm zgjedhor.