U shfaq duke pirë raki në Ramazan, vërshojnë kritikat ndaj Kurtit

Pak orë pas publikimit të fotografisë, ku i pari i vendit u shfaq me raki, fotoja është edituar, pijët janë hequr duke mbetur vetëm fytyrat e tyre. Kjo erdhi pasi kryeministri Albin Kurti, mori kritika të shumta.

Marketing

Fotoja ishte publikuar nga Arjeta Emra, vajza e Tahir Emrës që ishte shkrepur nga vizita që kryeministri Kurti ka bërë në familjen e tyre.   

Por, vetëm pak orë pas publikimit të fotos ajo e ka edituar atë, duke hequr pijët që shiheshin në tavolinë.   

Veprimi i sotëm i Kurtit u kritikua nga audienca pasi ai në fushatë zgjedhore për të tërhequr audiencën ishte betuar edhe në librin e shenjtë Kuranin.

Kurti më parë edhe kishte ndalur fjalimin e tij për të respektuar ezanin.

 

Marketing