ODIHR fillon misionin vlerësues për zgjedhjet, mbi 300 vëzhgues të huaj do të ndjekin zgjedhjet

ODIHR fillon misionin e saj vlerësues për sa i përket procesit zgjedhor. Në një intervistë për TVM shefja e misionit vlerësues të ODIHR-së tha se ky institucion në mënyrë të përpiktë do të mbikqyr  nëse do të respektohen kornizat ligjore sa i përket zgjedhjeve, do të vëzhgojnë financimin e partive politike, por gjithashtu edhe raportimin e mediave në fushatën zgjedhore.

“Sipas misionit vlerësues do të shikojmë Kodin Zgjedhor dhe menaxhimin me zgjedhjet, do ta shikojmë kornizën ligjore, do t’i shikojmë financimet e fushatave zgjedhore klimën e përgjithshme gjatë fushatës zgjedhore dhe kuptohet rolin e mediave. Do të kemi njësi për vëzhgimin e mediave i cili do të mbulon format e ndryshme të mediave që janë aktive gjatë fushatës zgjedhore”, u shpreh shefja e misionit të OSBE-ODIHR-së, Xhilian Stirk.
Në vend, siç njoftoi shefja e misionit Stirk, do të jenëtë pranishëm vëzhgues afatgjatë dhe vëzhgues afat-shkurtër të cilët do të shpërndahen nëpër të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut.
“Ne kemi një ekip prej 12 personash në Shkup, kurse vëzhguesit afatgjatë do të arrijnë së shpejti, do të kemi 20 persona që do të shpërndahen nëpër territorin e vendit në ekip prej nga dy personash. Misioni vlerësues që ishte zbatuar në janar na rekomandoi 300 vëzhgues afatshkurtë. Do të presim të shohim se cilat vende do të na dërgojnë vëzhgues dhe sigurisht që do të ketë edhe parlamentarë që do të marrin pjesë në vëzhguesit afat-shkurtër”, theksoi Strik.
Këto vëzhgues vlerësimine parë rreth mbarëvajtjes së fushatës dhe procesit zgjedhore do ta japin dy javë para ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, kurse ai i fundit rreth dy muaj pas zgjedhjeve.
“Raporti i parë preliminar do të del dy javë para zgjedhjeve dhe do të jetë i qasshëm dhe do të jep vlerësim preliminar pas misionit vlerësues dhe do të jetë i bazuar në diskutimet dhe konsultimet e tona të para me partitë politike, komisionin shtetëror zgjedhor dhe institucione tjera, si dhe kuptohet me sektorin civil. Pastaj do të kemi një deklaratë preliminare që do të del pas ditës së zgjedhjeve dhe raporti final zakonisht është gati dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve”, u shpreh Strik.
Siç njoftoi shefja e misionit të ODIHR-së Stirk, në ditën e parë të fillimit të misionit të ODIHR-së kanë pasur takim njoftues me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe një takim fillestar me Komisionin Shtetëror Zgjedhor dhe siçtha ditëve në vijim analisti politik i ODIHR-së me kujdes do të ndjek punën e tyre gjatë periudhës zgjedhore.
Marketing