37 hoxhallarë ranë dëshmorë të UÇK-së për lirinë e Kosovës, Kurti i përkujton për Bajram

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me rastin e Fitër Bajramit, vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës, ku ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, por edhe përkujtoi hoxhallarët që ranë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë.

Kurti është shprehur se muaji i Ramazanit ishte muaj i sakrificës dhe solidaritetit.

Marketing

Gjithashtu, ai kujtoi se në këtë 25 vjetor të masakrave të kryera mbi popullin dhe vendin tonë,por njëkohësisht në Kosovë, duhet përkujtuar edhe 37 Hoxhallarë dhe Imam që janë dëshmorë të kombit nga lufta e fundit në Kosovë.

Kurti: Duhet përkujtuar 37 hoxhallarë dhe imamë që ranë dëshmorë në luftën e fundit në Kosovë

“Muaji i Ramazanit ishte muaj i sakrificës dhe solidoratitetit dhe të gjithë e dimë nga përvoja dhe historia që solidariteti dhe sakrificajanë janë mirësi që sjellin mbarësi. Në këtë pranverë për çdo ditë po përkujtojmë 25 vjetor të masakrave të tmerrshme të kryera mbi popullin tonë, në vendin tonë, por njëkohësisht beteja të lavdishme të UÇK-së. Andaj me këtë rast duhet përkujtuar edhe 37 hoxhollarë, imamë që janë dëshmorë të kombit nga lufta e fundit. Lavdi të gjithë atyre, edhe një herë gëzuar Fitër Bajramin”, është shprehur Kurti.

Bashkësinë Islame të Kosovës së bashku me kryeministrin Kurti, në vizitë ishte edhe ministrja e drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministria e punëve të jashtme, Donika Gërvalla dhe ministri i kulturës, Hajrullah Çeku.

Marketing