Shefi i OKB-së: Myslimanët në Gaza e Sudan s’janë në gjendje ta festojnë Bajramin

“Çdo vit, i shpreh urimet e mia më të mira për Fitër Bajramin komunitetit mysliman në mbarë botën”, tha Guterres në mesazhin e tij të Bajramit në X.

“Zemra ime është thyer duke ditur se në Gaza, Sudan dhe shumë vende të tjera — për shkak të konfliktit dhe urisë – shumë myslimanë nuk do të jenë në gjendje të festojnë siç duhet,” shtoi ai.

Sudani është shkatërruar nga përleshjet midis ushtrisë dhe Forcave të Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF) që nga prilli i vitit të kaluar. Më shumë se 13.000 njerëz janë vrarë dhe mbi 8 milionë janë zhvendosur sipas OKB-së, ndërsa gjysma e popullsisë, ose 25 milionë njerëz, kanë nevojë për ndihmë humanitare.
Izraeli ka vrarë më shumë se 33.000 palestinezë që nga një inkursion ndërkufitar i 7 tetorit nga grupi palestinez Hamas, i cili mori 1200 jetë.

Pjesa më e madhe e infrastrukturës së Gazës që atëherë është shkatërruar dhe 1.9 milionë banorë janë zhvendosur me forcë, duke i lënë ata në rrezik sëmundjesh dhe urisë.