Pendarovski në Gradsko dhe Rosoman: “Fëmijët” e Gruevskit tani janë në VMRO-DPMNE, shtetin e shohin si shoqëri aksionare

Kandidati për president Stevo Pendarovski sot ishte së bashku me qytetarët e komunës Gradsko dhe Rosoman.

Marketing

Para qytetarëve, Pendarovski theksoi se në vitet e kaluara si kryetar i shtetit nuk ka bërë diskriminim ndaj asnjë qytetari, duke shtuar se ai së bashku me organin aktual qeverisës ka punuar për një standard më të mirë të jetës për të gjithë qytetarët. .

Duke iu referuar ofertës së opozitës, Pendarovski theksoi se në VMRO-DPMNE nuk ka ndryshim, se është parti ku ende është prezente e njëjta matricë e Nikolla Gruevskit.
“Nuk kanë kërkuar falje për 27 prillin dhe për rrahjen e deputetëve. Përkundrazi, tani duan t’i amnistojnë. Këta njerëz janë pa usul dhe dinjitet. Këta janë “fëmijët” e Nikolla Gruevskit dhe Maqedoninë e kuptojnë si shoqëri aksionare”, tha Pendarovski.

Kandidati për president Pendarovski tha se kundërshtarja e tij Gordana Siljanovska-Davkova nuk paraqitet në takimet e paracaktuara me qytetarët në fushatën e saj dhe u bëri thirrje qytetarëve që më 24 prill të votojnë numrin një.

“Më 24 prill votoni numrin një, si në fletëvotim ashtu edhe në jetën reale”, tha Pendarovski.