Bajrami: Dita e zgjedhjeve po zhvillohet pa parregullsi më të mëdha

Prokuroria Publike (PP) është duke hetuar ndërmarrjen publike “Komunalec” në Dellçevë mbi dyshimet për vendosjen e orëmatësve të ujit në prag të periudhës zgjedhore si tentim për manipulim dhe blerje të votave. Procedura hetimore ka nisur me kërkesë të MPB-së ndërsa është lëshuar urdhër për verifikimin e dokumentacionit zyrtar. Ndërkohë në një fshat të Radovishit ndaj një votuesi po merren masa ligjore për shkak se i njëjti fletëvotimin e ka kthyer nga vëzhguesit dhe ka provokuar. Kryetari i Komisionit pranë Prokurorisë Publike për hetimin e veprave penale që ndërlidhen me procesin zgjedhor, Xhelal Bajrami ka vlerësuar se procesi zgjedhor deri tani është zhvilluar pa pengesa dhe parregullsi të theksuara.

Marketing