Mexhiti: BDI e ka humbur epitetin e partisë shqiptare, ajo tanimë është parti qytetare

BDI nuk është më parti shqiptare por parti qytetare, ndërsa shqiptarët në qeverinë e ardhshme do ti përfaqëson koalicioni VLEN, dekaroi kryetari i LD Izet Mexhiti në lajmet e tv Sitel.

Marketing

Duke u përgjigjur në pyetjen se si e komenton deklaratën e Ali Ahmetit se pa BDI-në nuk ka formim të qeverisë, Mexhiti tha se qeveria do të përfaqësohet nga partitë shqiptare që janë pjesë e koalicionit VLEN, ndërsa partia qytetare BDI shkon në opozitë.

BDI me qëllim që të arrijë rezultat pak më të mirë në zgjedhje zgjodhi konceptin qytrtarë multietnik, dhe me këtë humbi epitetin parti shqiptare, tha Izet Mexhiti në lajmet e tv Sitel.