Zeqirija Ibrahimi nga VLEN është mysafir në ClickPlus në TV21.
I pyetur për për procesin e ndryshimeve kushtetuese, Ibrahimi tha se ai do të vazhdojë sikurse siç do të vazhdojë procesi i eurointegrimit ndërkaq premtoi se do të ketë rrotacion të pushtetit, kjo falë legjitimitetit që do ta marrin shqiptarët në Qeverinë e ardhshme.
“Do të ketë ndryshim të pushtetit dhe do të ketë rrotacion të pushtetit dhe ndryshimet kushtetuese dhe procesi i eurointegrimit do të vazhdojë… Tema e parë ndërlidhet me legjitimitetin që do ta marrin shqiptarët në Qeverinë e ardhshme, kurse çështja e dytë është që të gjithë faktorët politikë shqiptarë pa përjashtim janë të vendosur që procesi i integrimit europian të vazhdojë pa asnjë ekuivok”, tha Ibrahimi.