Fituesi mund të fusë në xhep deri në 28.25 milionë, ja cilat janë premiot që dhuron UEFA për Europianin

Tashmë pritet vetëm që sipari të ngrihet më datë 14 qershor, me sfidën mes Gjermanisë e Skocisë në orën 21:00, në “Allianz Arena” të Mynihut.

Marketing

Në atë mbrëmje nuk do të nisë vetëm sulmi ndaj trofeut më të rëndësishëm kontinental në rang kombëtares, por në të njëjtën kohë edhe sulmi ndaj një premioje finale që mund të arrijë deri në 28 milionë e 250 mijë euro për fituesin (kjo shumë në varësi të arritjeve në fazën e grupeve).

Kjo, sepse UEFA për secilin raund që të çon deri në ngritjen e trofeut ka parashikuar edhe bonuse në miliona euro që janë pa dyshim edhe stimuli plus përveç prestigjit të trofeut. Të gjitha 24 pjesëmarrëset e “Gjermani 2024” kanë arkëtuar tashmë bonusin prej 9 milionë e 250 mijë eurove. Ndërkohë, për fazën në grupe, ashtu si në Champions apo turnetë e tjerë UEFA çdo fitore do të dhurojë 1 milion euro, ndërsa barazimi 500 mijë euro.

Ndërkohë, kalimi në fazën finale, duke nisur nga 1/8-at e Europianit dhuron 1.5 milionë euro, kalimi në çerekfinale 2.5 milionë euro, arritja në gjysmëfinale 4 milionë euro për secilën. Për sa i përket dy finalisteve, kombëtarja që do të ngrejë edhe trofeun do të arkëtojë 8 milionë euro, ndërsa humbësi do të ngushëllohet me 5 milionë.

Marketing