Shtëpi dhe rrugë të vërshuara, moti i ligë shkaktoi kaos në RVM

Janë vërshur shtëpi, rrugë, ka pasur raportime edhe për ndërprerje të energjisë elektrike, pas stuhisë së djeshme që i kaploi rajonin e Shkupit, Kumanovës dhe Tetovës.

Marketing

Në numrin e vetëm të thirrjeve për raste urgjente 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), ishin raportuar, ndërsa edhe më tutje raportohen, sipërfaqe të vërshuara, oborre, bodrume, shtëpi, objekte, drunj të rënë, shtylla elektrike, çati të dëmtuara, ulluqe, automobilë dhe të ngjashme.

“Të gjitha informacionet ishin selektuar në mënyrë adekuate dhe u ishin dërguar vetqeverisjeve lokale dhe shërbimeve dhe institucioneve kompetente”, potencojnë nga QMK sot në mëngjes.

Gjatë natës pas stuhisë që goditi rajonin e Shkupit, ka pasur gjashtë raportime për drunjt të rënë dhe të përkulura dhe degë të thyera, katër përçues të thyer, shtylla të përkulura dhe probleme të tjera me kabllot elektrike dhe telefonike, tetë shtëpi të përmbytura, përmbytje të bodrumeve dhe garazheve – 12, për rrugë të përmbytura – pesë, për probleme në furnizimin me energji elektrike – tre, për çati të dëmtuara, xhama të thyer dhe çati dhe ulluqe të shkëputura nga shtëpitë dhe ndërtesat – katër dhe po aq për automjetet e dëmtuara të udhëtarëve.

Në komunën e Kumanovës, gjithashtu, ka pasur numër të madh të raportimeve për drunj të rënë dhe rrugë të vërshuara në shumë lagje. Por edhe për sipërfaqe, oborre, hapësira të bodrumeve dhe objekte përdhesë dhe shtëpi të vërshuara.

Sipas të dhënave, pas reshjeve të mëdha të shiut në territorin e Tetovës, ishte bllokuar rruga lokale për fshatin Vicë në Malin Sharr, si dhe rruga në kazermën e Tetovës që ishte i stërmbushur me ujë dhe ku ka pasur një veturë të bllokuar. Janë evidentuar kanalizime të bllokuara në pjesën e sipërme të qytetit dhe në Reçicë të Madhe. Sasi të madhe të ujit ka pasur në shtëpi të vërshuara, në oborre dhe në bodrume.

“Shtabi komunal i krizës ishte aktiv dhe nga NPK “Kanalizimi” nga Tetova dhe shërbimet e tjera komunale kompetente dhe institucione dërgonin ekipe dhe individë në intervenim”, shkruan në kumtesë.

Bëhet thirrje për kujdes para dhe gjatë kohës së paqëndrueshmërisë së paralajmëruara lokale të motit.

Sipas paralajmërimit nga DPHM, deri nesër moti do të jetë i ndryshueshëm – i paqëndrueshëm, më i freskët, me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Për fundjavë pritet që moti të jetë i qëndrueshëm dhe më i nxehtë, ndërsa bubullima të reja dhe shi të rrëmbyeshëm priten nga e hëna në orët e vona të pasdites.

Marketing