26/12/2024
Ballina Lajme Botë O’Brien: Radoiçiç do të japë llogari, krimet e serbëve nuk do të...

O’Brien: Radoiçiç do të japë llogari, krimet e serbëve nuk do të tolerohen

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, deklaroi sot se Serbia ka premtuar se Millan Radoicic do të përballet me ligjin për ngjarjet e shtatorit në Banjskë.

Marketing

Diplomati Obrien tha nga forumi i Dubrovnikut se pret që Beogradi ta mbajë këtë premtim.

“SHBA-ja dhe BE-ja në mënyrë të vazhdueshme kanë thënë se krimet e kryera në Banjskë duhet të ndëshkohen. Ne presim dhe na është premtuar se Radoiçiç do të kalojë në një proces të plotë të ligjor në Serbi. Është gjë e mirë që duket se ai nuk është më aktiv në veri të Kosovës, siç ka qenë por ndaj tij është ngritur akuzë dhe presim që procesi ndaj tij të përfundojë”, tha James O’Brien, ndihmës sekretar i SHBA.

Duke folur për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, O’Brien tha se në dy shtetet duhet të përjashtohet mundësia e përdorimit të forcës për zgjidhjen e çështjeve.

“Përdorimi i forcës për të arritur te zgjidhja duhet të përjashtohet. Kjo përfshin pjesët më të ndjeshme të Bosnje e Hercegovinës dhe në veri të Kosovës. Duhet ta largojmë diskutimin për dhunën dhe kjo do të na mundësonte që të përdorim mjetet që kemi në një mënyrë që ne mendojmë se do të ishte produktive”, shtoi O’Brien.

Milan Radoiçiç është personi që ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur nga një grup serbësh ndaj Policisë së Kosovës vitin e kaluar. Dorëzimi i tij dhe i gurpit është një nga tre kushtet që kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vendosur për t’iu rikthyer procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Marketing