Komuna e Tetovës me reagim: Ende nuk kemi zgjedhur kryetar të Këshillit

Pasi Aleanca për Shqiptarët – Tetovë tha se Kryetari i Këshillit Komunal të Tetovës i jepet VMRO-DPMNE-së, ka reaguar Komuna ku ka mohuar këtë.

Marketing

Komuna e Tetovës tha se ende nuk është zgjedhur kryesuesi i këshillit që siç thotë, seancën e udhëheq këshilltari më i moshuar.
“SQARIM!
Informojmë opinionin se Këshilli i Komunës së Tetovës ende nuk ka zgjedhur kryesues këshilli pasi sot i ka pushuar mandati Besar Durmishit, i cili është emëruar ministër. Në bazë të Ligjit dhe regullores së Këshillit, seancën e udhëheq këshilltari më i moshuar. Së shpejti do të zgjidhet kryetari i ri i këshillit, ku edhe opinioni do të jetë i informuar për këtë”, thotë Komuna e Tetovës.

Marketing