Paraditen e sotme qytetarët e Kumanovës dyshuan për një valixhe me eksploziv në rrugën “Dr. Ribar”.
Nga Sektori për Punë të Brendshme në Kumanovë konfirmuan se është kontrolluar valixhja në fjalë dhe se e njëjta ka rezultuar të jetë e zbrazët.
“Më 10.07.2024, në ora 09:46 në SPB-Kumanovë, N.I. nga Kumanova ka raportuar se në rrugën “Dr. Ribar” në Kumanovë ka gjetur një çantë, e cila dukej e dyshimtë. Policët nga SPB-Kumanovë menjëherë e kanë siguruar vendin dhe pas kontrolleve është konstatuar se bëhet fjalë për një çantë të zbrazët”, thonë nga SPB-Kumanovë.