Ibrahimi këshillon BDI-në: Angazhoni ekspertë edhe për luftën kundër korrupsionit!

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, në rrjetin social facebook ka shkruar se tani do të ishte mirë që BDI, pasi ka filluar të angazhojë ekspert të legjitimitetit, të angazhojë edhe ndonjë ekspert për luftën kundër korrupsionit.

Marketing

“Mbasi ia kanë filluar të angazhojmë ekspertë të legjitimitetit dhe Marrëveshjes së Ohrit, mirë do ishte të angazhojnë edhe ndonjë ekspert për luftën kundër korrupsionit. Vetëm një kombinim i tillë ekspertësh do ta shpjegonte se pse Marrëveshja e Ohrit po u kujtohet vetëm tani në opozitë dhe, e dyta, ekspertiza e tillë do të shpjegonte se pse gjatë 22 vjetëve pushtet nuk e normëzuan me asgjë legjitimitetin, ndërkohë që e normalizuan dhe familjarizuan korrupsionin”, ka shkruar Ibrahimi.