Mesfushori shqiptar firmos në Serinë C italiane

Mesfushori shqiptar, Emanuele Ndoj ka ndryshuar skuadër. 27-vjeçari është larguar nga Catania, por do të vazhdojë të jetë pjesë e Serisë C italiane.

Futbollisti kuqezi, u prezantua te skuadra e Latina, aty ku do të luajë në sezonin e ri.

Marketing

Ndoj nuk po gjen qetësi sa i përket karrierës, pasi nuk po arrin të rikthehet në formën e dikurshme, kur shkëlqente në elitën e futbollit italian.

Mesfushori ka luajtur në Itali, për skuadra si Roma, Brescia, Padova, Cosenza dhe së fundmi Catania.

Ndoj ka qenë edhe pjesë e Kombëtares shqiptare, gjatë kohës kur trajner ishte Panucci, ndërsa u aktivizua në 6 ndeshje me fanellën kuqezi.