“Mirë se vjen në Aleancën për Shqiptarët, profesor Isak Sherifi.
Prof. Dr. Isak Sherifi, është një figurë e njohur në fushën politike dhe akademike, i burgosur politik që në moshën 16-vjeçare, i cili angazhimin e tij e ka filluar herët në çështje të rëndësishme për shoqërinë dhe komunitetin. Gjatë karrierës së tij, ka shërbyer si këshilltar komunal dhe ka mbajtur detyrën e shefit të kabinetit të kryetarit të ndjerë të Partisë Demokratike Shqiptare, Arbën Xhaferi.
Sot, ai është profesor universitar dhe mban titullin akademik profesor ordinar në Universitetin e Tetovës, dhe vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e shkencës dhe politikës. Profesor Isaku është një vlerë e shtuar për Aleancën për Shqiptarët.”, ka shkruar Taravari. (INA)