Gashi pas dështimit të interpelancës kundër tij: Edhe njëherë ngadhënjeu arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën

Pas dështimit të interpelancës kundër kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, i njëjti ka reaguar në rrjetin social facebook.
Gashi shkruan se edhe njëherë ngadhënjeu arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën.
“Edhe njëherë ngadhënjeu arsyeja mbi paragjykimin dhe propagandën.
I falënderoj të gjithë deputetët që sot morën pjesë në këtë interpelancë, që diskutuan e replikuan dhe ata që me votën e tyre të lirë dhe demokratike i dhanë përgjigje kësaj interpelance.
I falënderoj nga zemra edhe të gjithë ata që sot e dhanë mbështetjen e tyre në çfarëdo forme.
Vazhdojmë me përkushtimin e njëjtë ndaj detyrës!”, ka shkruar kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi.
Kujtojmë se Nga gjithsej 93 deputetë sa votuan, 72 ishin kundër ndërsa vetëm 21 “Pro” interpelancës së parashtruar kundër Afrim Gashit. /SHENJA/

Marketing