Real Madridi synon transferimin e yllit të Arsenalit për ta përforcuar mbrojtjen

Real Madridi raportohet se ka shprehur interesim për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e Arsenalit, William Saliba në verën e vitit të ardhshëm, për të përforcuar ekipin e tyre.

Marketing

‘Los Blancos’ gjithmonë janë të lidhur me top yje kjo për shkak të gjendjes së tyre të mirë financiare dhe aspektit sportiv që gjithmonë i ka ndihmuar ata të fitojnë garën për një futbollist.

Për këtë arsye, mediumi spanjoll Fichajes, tashmë ka bërë të ditur se drejtuesit madrilen kanë shprehur interesim për Saliban, i cili ka pasur dy sezone fantastike me Arsenalin.

Saliba ka formuar një partneritet të mrekullueshëm me Gabriel Magalhaes tek Arsenali nën urdhrat e Mikel Artetas, andaj ‘Topçinjtë’ nuk do të preferonin largimin e 23-vjeçarit.

Edhe në rast se një skenar i tillë ndodhë, atëherë Real Madridi do të duhej të paguante një shumë të majme parash pasi francezi ka kontratë deri në vitin 2027.

Së fundmi është raportuar se klubi spanjoll i ka dërguar skautët për të përcjellur nga afër Saliban në fitoren e Arsenalit me rezultat 2-0 ndaj Aston Villës.

Kjo u bë me qëllimin që të ofrohet një pasqyrë edhe më e mirë e asaj se a do të përshtatej reprezentuesi francez në ekipin aktual të Real Madridit.