Mickoski: Vendosja e tabelave në Bllacë, pjesë e planit për destabilizim

Kryeministri Hristijan Mickoski vlerëson se vendosja e tabelave në Bllacë, ku nuk figuronte gjuha shqipe është pjesë e planit për destabilizim.

Marketing

Mickoski tha se për këtë çështje, nuk është faji te ndonjë institucion, por te strukturat kriminale që me vite janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.

Kryeministri nënvizoi se këta individë kanë marrë informacione se përgjegjësia u është afruar, prandaj janë në panik dhe veprojnë kështu.