Kjo është lista e plotë e produkteve të vendosura në marzhë 

Qeveria në seancën e sotme ka miratuar vendim për të kufizuar marzhin e fitimit bruto të një pjese të produkteve themelore ushqimore në 10% në tregtinë me shumicë edhe në tregtinë me pakicë.

Marketing

Në Listën e produkteve themelore ushqimore në të ashtuquajturën shportë vjeshtore janë përfshirë 73 produkte që janë më të përfaqësuara në shportën konsumatore të qytetarëve.

Këtë vendim e miratuam duke u bazuar në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, për indeksin e shpenzimeve për jetesë, të cilat tregojnë se duke krahasuar muajin gusht të vitit 2024, me muajin dhjetor të vitit 2023, është evidentuar rritje e shpenzimeve për ushqim për 4%, nga të cilat rritje më të madhe ka te frutat prej 10,9%, qumështi, djathi dhe vezët për 6,6%, perimet për 3,9%, mishi për 3,6%, dhe  te buka dhe drithërat për 2%.

Për periudhën e njëjtë, shpenzimet për pijet joalkoolike janë rritur për 9,4%, nga të cilat te uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet e frutave dhe perimeve rritja është nga 11,1%, ndërsa te kafeja, çaji dhe kakao rritja është prej 7,7%.

Në përputhje me të dhënat, në konsultim me grupin e punës që u formua nga përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë, konsiderojmë se rritja e tillë e shpenzimeve për ushqim dhe pije joalkoolike është e tepruar dhe joproporcionale në raport me rritjen e shpenzimeve për furnizim dhe shpenzimeve operative që i kanë tregtarët.

Vlerësimet tona janë se me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shpenzimet për ushqim dhe pije joalkoolike do të ulet me një mesatare prej rreth 10%, me çka do të ulen edhe shpenzimet e jetesës në shportën konsumatore për grupin ushqim dhe pije.

Tregtarët për produktet e përfshira në shportën vjeshtore dhe të vendosura në rafte, frigoriferë dhe pajisjet për ftohje, duhet t’i shënojnë ato qartë me mbishkrimin “më pak shpenzime, më shumë për ty”, që është publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.

Po ashtu, tregtarët me shumicë dhe tregtarët me pakicë do të jenë të detyruar të furnizojnë dhe shesin në sasi mujore të paktën 70% të sasive të furnizuara në muajin gusht të vitit 2024 nga këto produkte në listën.

Ky vendim hyn në fuqi të nesërmen nga dita e publikimit të tij në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ndërsa do të zbatohet deri më 31 tetor të vitit 2024.

Siç edhe paralajmërova më parë, kjo masë si shportë konsumatore vjeshtore në periudhën e ardhshme do të zbatohet si shportë e Krishtlindjeve, shportë e Ramazanit, shportë e Pashkëve me kohëzgjatje të kufizuar para dhe gjatë festave kur zakonisht rriten çmimet e produkteve themelore ushqimore, me qëllim që të mbrohet standardi jetësor i qytetarëve.

Në listën e produkteve bëjnë pjesë mielli, buka dhe produktet bukëpjekëse, qumështi dhe produktet e qumështit, mishi dhe përpunimet e mishit, një pjesë e frutave dhe perimeve, orizi, fasulja, brumrat, vaji ushqimor dhe një pjesë e produkteve të konservuara.

Listën e plotë të produkteve do t’jua dorëzojnë menjëherë pas përfundimit të konferencës për media dhe do të publikohet nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës.”

Lista e produkteve përfshin:  oriz të bardhë në paketim nga 900g deri në 1kg;

-miell gruri, tip 400 në ambalazhe nga 1kg deri në 2kg;

-bukë e bardhë dhe gjysëm e bardhë, bukë, e tipit industrial 450g (e plotë dhe në copa), me përjashtim të bukës së sapopjekur në markete;

-produkte furre (gjevrek i thjeshtë, burek me mish dhe djathë, petë me mish dhe djathë, simit pogaçë dhe kifle me fije pete, të thjeshtë dhe me djathë);

-biskota, “Petit Beure” dhe biskota të thjeshta nga 300g deri në 500g;

-makarona (makarona dhe spageti nga gruri i fortë me dhe pa vezë 500 g (pa shtesa);

– vaj luledielli ushqimor, në paketë prej 1 litër;

-mish, viçi, pa kocka, kofshë ose ndonjë pjesë tjetër;

-mish, derri, pa kocka, kofshë ose ndonjë pjesë tjetër;

-pulë (e freskët dhe e ngrirë) e plotë;

-biftek pule (i freskët dhe i ngrirë);

-sallam, proshutë në ambalazh nga 300g deri në 800g (pa ambalazh në copëza);

– sallam derri (pa aditivë dhe pa paketim në copëza);

– sallam të tharë, i bërë me mish viçi (pa shtesa dhe pa paketim në copëza);

– sallam special i pulës në ambalazh nga 300g deri në 800g (pa ambalazh në copëza);

– pashtetë nga mëlçia ose pula (pule), (pa aditivë) në pako 95 g dhe 100 g;

-peshk Hake – merluc të ngrirë;

-qumësht afatgjatë i lopës (përveç qumështit organik dhe qumështit me suplemente) me përmbajtje yndyre 2,8%, 3,2% dhe 3,5% në paketim 1 litër;

– Kos i thjeshtë i qumështit të lopës, pa aditivë, me përmbajtje yndyre nga 2,8% deri në 3,2% në paketim 1 litër;

– kos nga qumështi i lopës (zakonisht pa aditivë) me përmbajtje yndyre 2,8% dhe 3,2% në paketim prej 400g deri në 500g;

– ajkë nga qumështi i lopës, i thartë me përmbajtje yndyre 12% deri në 20% në paketim nga 180g deri në 400g;  gjizë;

– djathë i bardhë tradicional i lopës (pa aditivë);

– djathë i bardhë i përzier tradicional (pa aditivë);

– djathë tradicional i lopës (pa aditivë);

– djathë i përzier tradicional (pa aditivë);

– vezë pule të freskëta, 1/10 paketë;

-vaj, (gjalpë), prodhim industrial (pako 250 g);

-margarinë, (e zakonshme), e paketuar në 250 g;

– mollë;

– pjeshkë;

-rrush;

– limon;

– portokall;

– banane;

– arra të pastruara;

– fasule;

– qepë;

– patate;

– karrota;

– spinaq;

– lakër;

– kastraveca;

– kornishona;

– hudhër;

– kungull i njomë;

– bishtaja;

– domate;

-speca;

-lulelakra;

– kungull;

– patëllxhan;

– thjerrëza;

– majdanoz;

– brokoli;

-presh;

-perime të ngrira (përzierje) në foli prej 450 g;

– perime të ngrira nga misri, në foli prej 450 g;

-perime të ngrira nga bizelet, në paketim prej 450 g;

-bishtaja të ngrira, në paketim 450 g;

– ullinj, të zinj;

– bizele të konservuara në paketim prej 400 g;

– ajvar me speca të pjekur, kavanoz deri në 660 g;

-kastraveca, të konservuara, kavanoz deri në 720 g;

– kërpudha të marinuara (të copëtuara), kavanoz deri në 720 g;

– sheqer kristal i bardhë;

– reçel dhe marmelatë;

– çokollatë e zakonshme me qumësht, në paketë prej 100 g;

– keçap;

-majonezë në një kavanoz prej 660 g;

– erëza (vegjetale, pikante etj.);

– kafe e bluar e skuqur e paketuar në 200 g;

-Lëng frutash nga fruta të ndryshme në një kuti kartoni 1 litër.

Marketing