VLEN akuzon Blerim Bexhetin për përmendoren e Qoses

Vendoset tabelë ndërtimi në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “East Gate Mall”, si përgatitje për rivendosjen e statujës së figurës kontroverse Andon Lazov Janev – Qose. Për këtë kanë reaguar nga koalicioni VLEN. Feride Haxhiu gjatë konferencës së sotme për shtyp i drejtohet Blerim Bexhetit të Frontit Euroipian duke thënë se ai po vepron në kundërshtim të plotë me interesat e shqiptarëve. Siç tha ajo, Bexheti po vepron në bashkëpunim me kryetaren më të dështuar të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, dhe këshilltarët e lëvizjes anti-perëndimore LEVICA.

Marketing

Ajo thekson se përderisa qytetarët ankohen për rrugë të prishura dhe menaxhim të dështuar të Qytetit, koalicioni BDI – Arsovska dhe LEVICA po përqendrojnë energjitë e tyre në rikthimin e kësaj statuje, duke shpërfillur plotësisht nevojat reale të qytetarëve.

Feride Haxhiu, koalicioni VLEN

“Derisa Bexheti i të ashtuquajturit Front Evropian në opinion paraqitet sikur i intereson për shqiptarët, ai pas perdeve vepron në kundërshtim të plotë me interesat e shqiptarëve, duke krijuar koalicione joparimore dhe në kundërshtim të plotë me interesat e qytetarëve. Ky person, i cili e ka lënë komunën e Sarajit në një gjendje katastrofale, nuk heziton të përdor mjete për të dëmtuar shqiptarët në interes të klikës së ngushtë të BDI-së”.

Tutje, Feride Haxhiu vazhdon duke thënë se BDI është e gatshme të bëjë koalicione me cilindo, vetëm për të shpëtuar lëkurën e saj nga përgjegjësitë penale. Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të jenë vigjilent dhe të përcjellin aktivitetet destruktive të koalicionit Bexheti-Arsovska-LEVICA! (Tv Shenja)

Marketing