Ligji për qeverisje lokale, 3 komuna me ushtrues detyre deri në zgjedhjet e rregullta

83 deputetë i dhanë mbështetje ndryshimeve ligjore për vetëqeverisje lokale me të cilat tre ushtruesve detyre të komunave të Sarajit, Gostivarit dhe Aerodromit të vazhdojnë menaxhimin me komunat deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta në tetor të vitit të ardhshëm.

Marketing

Për arritjen  e dy të tretave të votave, mbështetje dhanë edhe deputetët e “Frontit Evropian”. Koordinatori Blerim Bexheti theksoi se kanë në konsideratë kursimin e arkës shtetërore, si dhe vënien e fokusit në çështje të rëndësishme sikurse ndryshimet kushtetuese.

“Duke pasur parasysh se ne kemi kontest në aspekt nacional të legjitimitetit, ndryshimet kushtetuese që nuk përmenden askund dhe nuk duam që të kemi defokus në këto tema, dhe normalisht që edhe mos të harxhojmë mjete shtesë duke pasur parasysh që ato mund të shfrytëzohen për çerdhe, për shkolla që realisht në shumë amendamente që propozuam ne me rebalancin e buxhetit dhe shpresojmë që me buxhetin që do të jetë para nesh, edhe këto mjete mund të shfrytëzohen për projekte që janë në të mirë të qytetarëve.”, – deklaroi koordinatori i “Frontit Evropian”, Blerim Bexheti.

Ndryshimet ligjore të propozuara nga deputetë të pushtetit mënjanojnë mbajtjen e zgjedhjeve në këto tre komuna në fillim të vitit të ardhshëm.

Komunat mbetën në duar të ushtruesve, pasi kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet e fundit lokale Blerim Bexheti, Arben Taravari dhe Timço Mucunski, u larguan nga kjo detyrë, pasi me zgjedhjet parlamentare u emëruan në post deputeti dhe të ministrave.

Marketing