Ky është parashikimi i motit për sot

Moti sot me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Prej mesditës, kryesisht në pjesët veriore, do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Marketing

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 4 deri në 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 23 deri në 29 gradë.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje shiu dhe bubullima. Temperatura minimale do të ulet deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 28 gradë Celsiusë.

Marketing