Kuvendi i Kosovës anulon logon e re,ishte e kopjuar nga arabët

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dal me një njoftim lidhur me llogon, e cila doli të jetë e kopjuar nga një kompani planifikuese ekspozitash në Riad të Arabisë Saudite.

Marketing

Në njoftimin e Kuvendit të Kosovës, thuhet se pas reagimeve, është mbajtur një takim me operatorin ekonomik dhe kanë konstatuar se llogoja e Kuvendit ka ngjashmëri me atë të arabve.

“Pas njoftimit që kemi pranuar se ka pasur reagime nga persona të fushës së dizajnit apo mediatike, Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e rregullt të mbajtur më 23.09.2024 e ka trajtuar çështjen e logos së Kuvendit dhe ka konstatuar se e njëjta nuk duhet të këtë ngjashmëri me ndonjë logo tjetër, pavarësisht se logoja e përzgjedhur nga Juria profesionale nuk ka qenë identike me logon më të cilën është krahasuar.

Ndërsa, pas një takimi ndërmjet përfaqësuesve të Kuvendit dhe operatorit ekonomik fitues, është konstatuar se logoja e përzgjedhur ka ngjashmëri me logon e krahasuar, pavarësisht se nuk janë identike. Të dy palët u pajtuan që Kuvendi i Kosovës duhet të këtë logo e cila nuk ka ngjashmëri me asnjë logo tjetër”.

Tutje thuhet se operatori ekonomik u pajtua që t’ia kthejë paratë Kuvendit.

“OE zyrtarisht u pajtua që të kthejë mjetet financiare të pranuara nga Kuvendi, si dhe ka kërkuar që të kthejë në pronësi të saj të drejtën e autorit të logos së propozuar”.

Marketing