Mexhiti: Fillojmë aksion për ajër më të pastër

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Ivana Ginovska, sot mbajtën konferencë për shtyp, në të cilën e njoftuan fillimin e aktiviteteve të përbashkëta për ajër më të pastër, që në pritje të sezonit të ngrohjes do të zbatohet nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Inspektorati Shtetëror i Mjedisit.

Marketing

“Fillojmë me kontrollin e kapaciteteve prodhuese, së bashku me Inspektoratin do të vizitohen kapacitet më të mëdha industriale në vend, duke filluar nga Rajoni i Shkupit. Ekipet e punës do të bëjnë inspektime në terren, përkatësisht mbikëqyrje mbi lejet e dhëna të integruara ekologjike për të kontrolluar pajtueshmërinë e kushteve në leje me punën e instalimit në terren”, potencoi Mexhit.

Mexhiti tha se aktivitetet janë të planifikuara sepse para nesh është edhe një sezon tjetër i ngrohjes, kur do të përditësohet sërish çështja e cilësisë së ajrit të ambientit. Kjo është një sfidë me të cilën po ballafaqohet shteti prej vitesh, ndërsa Ministria dhe Qeveria dëshirojnë që në kohë të fillojnë aktivitetet që synojnë zbutjen e rritjes së pritshme të përqendrimeve të grimcave të pezulluara PM 10 dhe PM 2.5.

Mexhiti theksoi se cilësia e ajrit nuk është problem që mund të zgjidhet brenda natës, nuk është vetëm problem lokal dhe nuk është problem i një ministrie dhe se aktivitetet do të jenë gjithëpërfshirëse, të përbashkëta dhe të koordinuara me të gjitha institucionet përkatëse.

Drejtoresha e sapoemëruar e Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit Ivana Ginovska, theksoi se Inspektorati Shtetëror i Mjedisit çdo ditë bashkëpunon me Drejtorinë e Mjedisit si organ ekspert në

përgatitjen e lejeve të integruara ekologjike që janë kyçe në fushën e industrisë dhe cilësisë së ajrit

të ambientit dhe kryen kontrolle të rregullta dhe të jashtëzakonshme inspektuese sipas Planit

vjetor të miratuar nga Këshilli Inspektues. Në këtë periudhë, mediumi ajror është në fokus të veçantë dhe tashmë janë planifikuar inspektime të rregullta për subjektet me leje mjedisore A të integruara në të gjithë territorin e vendit. Në mbikëqyrje, sipas dinamikës, do të marrin pjesë edhe ekspertë nga Ministria që lëshon lejet e përmendura.

Këto aktivitete, përveç që kanë për qëlllim kontrollin e zbatimit të legjislacionit kombëtar, synojnë edhe të sigurojnë bashkëpunim dhe ngritje publike te të gjitha palët e tanguara se në sezonin e ardhshëm të ngrohjes duhet të ndërmerren veprime në kohë dhe të vazhdueshme, për të bërë zgjedhje të mira dhe optimale që do të zhvillojnë ekonominë, por jo në dëm të mjedisit dhe shëndetit të njerëzve.

Marketing