Ganiu jep lajmin e mirë për sportin dhe komunitetin në Çair

Salla sportive “Partizan” do të rindërtohet dhe do të kthehet në funksion. Sot, së bashku me Ministrin e Sportit Borko Ristovski, Zv.ministren e Sportit Safije Sadiki Shaini, kryetarin e ZELS-it dhe kryetar i Kisella Vodës Orce Gjorgjievski, ispektuam sallën “Partizan” plotësishtë të rrënuar dhe konstatuam se është i nevojshëm një renovim i plotë që ky objekt i rëndësishëm sportiv të vihet sërish në funksion.
Procedura për realizimin e rikonstrumit të sallës në fjalë është hapur dhe për momentin është në fazë të evaluimit. Me mjetët që i posedojmë, ne do të fillojmë me punë ndërsa pjesën tjetër të mjeteve fianciare do ta mbuloj Ministria e Sportit. Me përpjekje të dyanëshme do të bashkëpunojmë për rindërtimin e sallës “Partizan” e cila dikur ishte plotë me fëmijë nga të gjitha sportet, ndërsa tani është në gjendje jofunksionale.
Kjo nismë është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe mbështje e një stili jetese të shëndetshme. https://www.facebook.com/share/p/oevgmUiFz7YwJxWX/?mibextid=oFDknk

Marketing
Marketing