Tenderi është i hapur deri të hënën, ndërsa qeveria maqedonase deklaron se thirrja do të rezultojë me fillimin e të paktën dhjetë linjave të reja.
“Subvencionet e reja janë pritur shumë mirë dhe presim që të kenë ndikim të madh në aeroporte gjatë sezonit të ardhshëm veror dhe dimëror. Besojmë se shumë kompani ajrore janë të interesuara dhe se kjo do të rezultojë me ardhjen e linjave ajrore që ende nuk kanë dalë në treg, si dhe me lansimin e linjave që aktualisht janë të papërdorura”, tha drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni, Nexhat Kurt.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikoloski, tha se aeroportet e vendit vitin e ardhshëm do të shtojnë 200.000 pasagjerë si rezultat i thirrjes aktuale publike.
“Presim futjen e të paktën dhjetë linjave të reja dhe që disa nga linjat ajrore që do të aplikojnë nuk do të jenë transportues me kosto të ulët. Për më tepër, parashikojmë futjen e fluturimeve në dy aeroporte hub, të cilat do të plotësojnë operacionet në Stamboll dhe Vjenë, të cilat kryesisht përdoren si pika transferimi për pasagjerët maqedonas, si dhe në Frankfurt në një masë më të vogël. Presim që të fillojmë fluturimet në mes të Shkupit dhe Dubait, të cilat do të mundësojnë lidhje me Azinë dhe Australinë, si dhe shërbimet ndërmjet Ohrit dhe Stambollit, që do të hapin lidhje me pjesën tjetër të Evropës dhe Lindjes së Mesme”, tha Nikoloski.