Gruaja në Tiranë lind në veturë, trafiku u bllokua nga protesta e dhunshme

Protestae dhunshme e opozitës e cila u mbajt në Tiranë, ka bërë që një grua të lind fëmijën e saj në veturë.

Marketing

Top Channel raporton se automjeti u bllokua në trafik, pasi shumë rrugë ishin të bllokuara për shkak të protestës.

Nuk dihet ende se si është gjendja shëndetësore e nënës apo foshnjës.

Por ajo që dihet është se në këtë protestë u lënduan 10 policë, ku njëri nga ta u dërgua në Spital, gjithashtu edhe tre qytetarë janë dërguar nëpër spitale.

Gjendja e policit është jashtë rrezikut për jetë, raporton A2 CNN.

Protesta ka përfunduar ndërsa  nënkryetari i PD-së Flamur Doka, i cili ishte në krye të saj, u shpreh se sot ishte dita e para që mosbindja civile zbriti në rrugët e Tiranës.

Ai tha se qeveria po dridhet, ndërsa theksoi se mosbindja civile do të vazhdojë deri në vendosjen e qeverisë teknike, shkruan A2 CNN