Azizi: Filloi shpërbërja e Frontit Evropian

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar pas largimit të Menduh Thaçit nga Fronti Evopian. Azizi shkruan se Fronti Evropian është para shpërbërjes dhe kjo po dëshmohet me fakte.

Marketing

“Poashtu, nga dy eksponentë të FE-së konfirmohen edhe deklarimet e VLEN-it se BDI e ka lutur VMRO-DPMNE-në për ti bërë pjesë e Qeverisë, pikërisht në takimin e mbajtur në dhomën 161 të Kuvendit. Deri tash e kanë mohuar, po tani si do e arsyetojnë?

Që storja të jetë e plotë duhet të pranojnë vetëm edhe një gjë, që BDI kishte pranuar të jetë pjesë e pushtetit me VMRO-DPMNE-në edhe pa kryetarin e Kuvendit, po vetëm me katër ministri.

U vërtetua nga vetë miqtë e BDI-së ose siç ka pasur dëshirë të quaj vetë Ali “horrat”, se BDI është e gatshme të bëjë gjithçka për pushtet, e as që ka dert për milet!”, ka shkruar deputeti Adnan Azizi